
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka refuzuar të komentojë mbi spekulimet që lidhin yllin e tij Neymar për kalim të mundshëm te Manchester United.
Braziliani 23vjeçar ka qenë i lidhur me një kalim sensacional në Old Trafford, pasi flitet për një kotnratë më të mirë se ajo që përfiton tani te Barcelona.
Por trajneri i tij te Barcelona, Luis Enrique, i pyetur nëse ka pasur ndonjë kontakt në mes të United dhe Barcelonës për Neymar, trajneri u tha gazetarëve se nuk dëshiron të flas “E kam dëgjuar se Neymar sot të shkojë në një tjetër klub dhe por unë nuk jam i interesuar të flas për këso çështje. Unë nuk flas për thashethemet të këtij lloji. Unë jam i fokusuar vetëm në analizimin e ekipin tim”.
Neymar ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitin 2018.