Një familje shqiptare ka përfituar 1.6 milionë euro dëmshpërblim, pasi dy pjesëtarë të saj u vranë brenda një salle gjyqi në tetor të vitit 2007, në Rexho Emilia.
Vendimi i referohet sulmit me armë zjarri që Çlirim Fejzo i bëri gruas së ndarë, Vjosa Demçolli, 37-vjeçe, dhe ndaj vëllait të saj Arjan Demçolli, 32 vjeç.
Këtë Fejzo e ka bërë në sy të vajzave të tyre 12 dhe 16 vjeçe.
Arjan Demçolli u qëllua për vdekje në vend nga Policia, ndërsa Vjosa Demçolli ndërroi jetë në spital.
Policia qëlloi për vdekje Çlirim Fejzon. Vendimi i Gjykatës thotë se Ministria e Drejtësisë dështoi në ofrimin e sigurisë së nevojshme.