
Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist në debutimin e tij me Stoke City.
Ylli kosovar, e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë mes Norwich City dhe Stoke City që përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.
Skuadra e kosovarit shënoi e para gol nëpërmjet sulmuesit Diouf, pasi më parë Shaqiri asistoi bukur nga gjuajtja e lirë.
E i pari që e ka lavdëruar atë ka qenë trajner Mark Hughes, pas paraqitjes fantastike.
“Xherdan Shaqiri, e vendosi topin në mënyrën më të mirë për 1:0, dhe ne jemi të lumtur se si ai mbante topin, duke marrë parasysh se luanim si mysafir”, deklaroi Hughes pas ndeshjes.