Fiorentina pritet të zgjedh për mesfushën njërin nga shqiptaret Blerim Xhemaili ose Pajtim Kasami.
Skuadra e njohur e Serie A, Fiorentina është në kërkim të një mesfushori me tipare organizative dhe për këtë arsye është duke diskutuar mundësinë e angazhimit të njërit ndër dy futbollistët shqiptar.
Drejtuesit dhe stafi teknik i ‘violave’ janë duke menduar të zgjedhin ndërmjet Pajtim Kasamit (Olympiacos) dhe Blerim Xhemailit (Galatasaray).
Të dy futbollistët kanë të kaluar të tyre në Serie A dhe kjo duket se i bën ata favorit të angazhohen.
Kasami sipas medieve italiane (goal.com italisht) është më afër angazhimit, deri sa Xhemaili ka stopuar kthimin e tij në Zvicër mu për këtë shkak.
Të dy lojtarët kanë miqësi dhe janë pjesë e kombëtares zvicerane.
Te Fiorentina mund të kalojë edhe Ergys Kaçe që ka kohë që vëzhgohet nga italianët por çmimi i tij është 4 milionë euro.