
Juventusi nuk e ka filluar si duhet sezonin e ri në Serie A. Kampioni në fuqi pësoi humbje nga Udinese para tifozëve të vet.
Kjo nuk është vetëm humbje e tri pikëve për Zonjën e Vjetër, por është edhe humbje e disa rekordeve që kampioni italian i ka ndërtuar gjatë viteve.
Për herë të parë në histori, Bianconerët janë mundur në ndeshjen hapëse të kampionatit. Dhe kjo është hera e parë që ata nuk arritën të shënojnë së paku një gol në sfidën e parë kampionale.
Gjithashtu, Udinese arriti të ndalë edhe ecurinë prej 47 ndeshjeve të fituara në shtëpi të Juves.
Hera e fundit që Zonja e Vjetër kishte humbur në Juventus Stadium, ishte në janar të vitit 2013 nga Sampdoria.