MagazinaSport

Flet Mustafi pas ndeshjes me Monacon

Mbrojtësi shqiptar i Valencias, Shkodran Mustafi, ka thënë pas duelit ndaj Monacos se fitorja është e arritur në Mestalla është shumë e rëndësishme.

Valencia mundi me rezultat 3-1 Monacon në ndeshjen e parë të play offit të Ligës së Kampionëve.

Dhe Mustafi s’kishte si të mos shprehte gëzimin e tij për debutimin e suksesshëm në Ligën e Kampionëve.


“Çfarë ndeshje e madhe e këtij ekipi fantastik. Jam i lumtur që bëra debutimin tim me këtë ekip të mrekullueshëm në Mestalla”, u shpreh Mustafi në Twitter. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button