Gazetari i “Striscia la Notizia”, Vittorio Brumontti, është përfshirë në një sherr me një familje shqiptare. Lajmi se ai ishte goditur pas një konflikti në një nga rrugët e Savonës bëri xhiron në mediat italiane. Më vonë u mësua se ai ishte përleshur me tre shqiptarë dhe se ishte po aq fajtor se ata për atë që ndodhi. Mësohet se Brumontti ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe se nga pas po e ndiqnin me një makinë babai dhe dy miq të tij. Shqiptarët, një burrë rreth të gjashtëdhjetave, djali dhe vajza e tij ishin në një makinë prapa tyre. Ata u kanë kërkuar që të shpejtojnë, pasi kishin bllokuar qarkullimin. Gazetari dhe miqtë e tij duket se u janë përgjigjur me nervozizëm, çka është bërë shkak për përleshjen. Brumontti u godit në sy. Babai i tij u gjakos. Por edhe shqiptarët pësuan dëme dhe u paraqitën në spital për ndihmë mjekësore. Më herët ata shkuan në polici për të bërë denoncimin për gazetarin. Kështu veproi edhe gazetari. Policia tha se të gjithë janë fajtorë dhe ka nisur hetimet për të 7 personat e përfshirë në këtë sherr.