KulturëLajmeMagazinaRozë

Graniti në pritje të nënshkrimit të kontratës me Eminem (Video)

Granit Bunjaku ka qenë njëri ndër emrat më të komentuar këto kohët e fundit nga mediat. E gjithë kjo pasi që ai është i përzgjedhuri nga reperi Eminem për të krijuar “coverin” (kopertinën) e albumit të tij më të ri.
Pas një gare të fortë me shumë dizajnerë të tjerë nga bota ai arriti që të fitojë dhe të jetë i përzgjedhuri nga Eminem.
Në  intervistë ai ka thënë që periudha e përzgjedhjes ka zgjatur më shumë se tre muaj ndërsa që është në pritje të nënshkrimit të kontratës nga Eminem.
“Periudha e përzgjedhjes ka zgjatur tre muaj sa që dikur fillova të mendojë që nuk do të ndodhte asgjë edhe pse kisha besim të plotë tek vetja. Ndërsa që jam duke pritur përgjigje nga stafi i Eminem për nënshkrimin e kontratës”, ka thënë Graniti.
Ndër të tjera Graniti ka thënë që lajmin e parë për këtë përzgjedhje e mori nga babai i tij derisa që është duke punuar edhe për albumin e reperit kosovar Bim Bima.
“I pari që më kontaktojë për këtë përzgjedhje ishte babai im i cili më mori në telefon. Thënë të drejtën fillimisht nuk e besova ishte emocion i veçantë por më pas e pash edhe në faqen zyrtare. Tani për momentin jam duke punuar edhe në albumin e reperit Bim Bima”, është shprehur Graniti.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button