Pep Guardiola thotë se i vetmi lojtar në botë që nuk duhet t’i dëgjojë instruksionet është ish-lojtari i tij, Lionel Messi.
44-vjeçari është nën presion për t’ia siguruar Ligën e Kampionëve skuadrës së Bayern Munichut këtë sezon, pasi dështoi ta bëjë këtë në dy sezonet e para.
“Këtë sezon çdokush do të bëjë siç dua unë”, ka thënë ai për Bild.
“Do t’u them se çfarë dua dhe ata duhet të dëgjojnë. I vetmi lojtar në botë, i cili nuk duhet të dëgjojë është Messi”, ka shtuar Guardiola.