LajmeMagazina

Historia e gjakmarrjes mes familjeve kosovare në Zvicër, që la të vdekur 22 perosna

Hetimet për vrasjen në Frasses (FR) tashmë janë mbyllur. Dy të pandehurit janë dërguar para Gjykatës Penale të Broye për vrasje. Viktima, me origjinë nga Kosova, ishte qëlluar me vdekje në maj 2013 me 15 plumba, dhe këtë në prani të familjes së tij.
Hetimet kanë vënë në dukje se vrasja kishte ndodhur në kuadër të një konflikti në mes dy familjeve kosovare, ka bërë të ditur sot prokurori i përgjithshëm i Friburgut përmes një deklarate. Gjakmarrja çoi në vdekjen e të paktën 12 njerëzve nga të dy klanet mes viteve 2000 dhe 2014, pa i përmendur vdekjen e një duzine të të afërmve të tyre.
Duke pasur parasysh heshtjen e të pandehurve, prokurori megjithatë ka mbajtur një hipotezë të dytë. Vrasja mund të jetë kryer nga dy persona të tjerë, të cilët janë ende të panjohur. Në këtë rast të pandehurit kanë qenë vetëm bashkëveprues, duke i furnizuar me armë dhe duke i ndihmuar vrasësit për të ikur.
Të dy të pandehurit tani janë referuar në Gjykatën Penale për vrasjen e kryer në komunën Broye dhe janë të akuzuar për vënie në rrezik të jetës së të tjerëve, si dhe në pjesëmarrje/bashkëpunim në vrasje. Të dy burrat në fjalë gjenden  në paraburgim që nga muaji gusht, respektivisht dhjetor 2013.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button