Bujanocasi Faton Jusufi (29) tashmë dy vite në rradhët e “Shtetit Islamik” (ISIS-it) organizata terroriste më ekstreme në botë.
Sic raporton portali serb 021, Jusufi është shqiptari që është në rradhët e xhihadistëve të betejës së përgjakshme të Sirisë.
Ku thuhet se ai ISIS-it iu bashkangjit dy vite më parë dhe shkoi për atje përmes Kosovës.
Shërbimi i sigurimit serbë ka raportuar se shqiptari nga Serbia jugore ka lindur në Vranjë por është rritur në Bujanoc ku dhe jetojnë e ëma dhe babai i tij.
Thuhet se rreth 200 shqiptarë të Kosovës gjinden në rradhët e Isis-it, dhe prej tyre ka edhe nga banorë nga Bujanoci e Presheva.
Në mesin e 240.000 njerëzve të vrarë në Siri ishte edhe 23 vjeçari Muaz Ahmeti, ai u vra në shkurt të vitit 2013, dhe ishte njëri nga vullnetarët i cili luftoi kundër qeverisë së Bashar al-Asad-it.