Zlatan Ibrahimovic është xhiruar duke lexuar disa shaka të shkruara në llogari të tij.
Futbollisti i Paris Saint-Germainit nuk ka hezituar t’i lexojë disa shaka vërtet të mira, ndërsa videoja është publikuar në YouTube.
Më poshtë jua sjellim disa prej tyre:
“Zlatani një herë i është nënshtruar detektorit të gënjeshtrave. Makina pranoi gjithçka”.
“Zlatani një herë vrau dy gurë me një zog”.
“Kur Mark Zuckerbergu e krijoi Facebookun, atë e priste një kërkesë miqësie nga Zlatani”.
“Zlatani nuk bën ‘scroll’ me mi, ai përdor luan”.
“Kur Zlatani ishte fëmijë, prindërit e tij flinin në krevatin e tij kur kishin frikë”.
“Kur Zlatani vjen në shtëpinë tuaj, ju jeni mysafiri”.
“Emri i babait të Zlatanit është ‘Zlatan i riu’”.