Ish-trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni, ka treguar një prapaskenë të vogël rreth transferimit të Mateo Kovacicit te Interi nga Dinamo e Zagrebit në vitin 2013.
“Kur ne e morëm atë nga Dinamo e Zagrebit, në garë ishe edhe Real Madridi, por në këtë rast ishte presidenti Moratti, së bashku me udhëheqësinë e tij, të cilët mundën konkurrencën e shumë ekipeve të mëdha evropiane, me një ofertë mjaftë të mirë”.
“Kovacic është një lojtar i fuqishëm dhe shumë i talentuar, Reali nuk pagoi kot gjithë ato para për atë”.
“Në disa raste vlera e lojtarit më së miri tregohet nga çmimi i tij”, ka thënë Stramaccioni për Fox Sport.
Asokohe, 21-vjeçari ishte transferuar te Interi për 11 milionë euro.