Roberto Mancini vazhdon të kërkojë dy lojtarë të ri për skuadrën e tij, ndërsa objektivat mbesin Ivan Perisic dhe tani edhe mbrojtësi Gael Clichy.
Fillimi i kampionatit italian është afër ndërsa Interi ende nuk e ka kompletuar skuadrën.
Pas largimit të Xherdan Shaqirir, Interi është duke kërkuar të largojë edhe disa lojtarë të tjerë për të siguruar dy emra që pëlqehen nga trajner Roberto Mancini.
Dëshira e Mancinit është një qendërmbrojtës dhe një mesfushor krahu. Për mbrojtje pëlqehet shumë francezi Gael Clichy i Manchester Cityt, ndërsa për mesfushorë objektivi mbetet i njëjtë, Ivan Perisic i Wolfsburg.
Te Clichy skuadra e Interit mund të vijë më lehtë pasi City është në kërkim të mbrojtësit të Portos, Alex Sandro që kërkohet edhe nga Juventusi.