LajmeMagazinaRozë

Intervista e Plotë e Rita Orës

Këngëtarja me origjinë nga Kosova dhe me famë botërorë, Rita Ora ka dhënë intervistë për të përditshmen ‘ The Guardian’ .
Në këtë intervistë Rita është përgjigjur në pyetjet e shkurtra që kanë zbuluar shumë detaje nga jeta e saj private.
E lindur në Prishtinë, Kosovë, 24 vjeçarja Rita Ora ka ardhur në Londër me familjen e saj pasi lufta ka marrë valën. Ajo ka shkuar në shkollën e artit ‘Sylvia Young’ dhe në vitin 2009 ka nënshkruar me Roc Nation të Jay Z.
Albumi i saj debutues ‘ORA’ ka shkuar menjëherë në pozitën e parë në vitin 2013 dhe ajo ka marrë pjesë në filmat si ‘Fifty shades of Grey’ dhe ‘Southpaë’ ndërsa tani është anëtarja më e re e jurisë së XFactor.

Këto janë pyetjet e The Guardian dhe përgjigjet e Ritës:
Cili është kujtimi yt më i hershëm?
Kur kam qenë shtatë vjeçare dhe duke luajtur ‘fshehtas’ në varrezat e Earl Court, askush nuk ka mundur të më gjejë dhe un kam menduar se do të vidhem nga shpirtrat.
Për cilën gjë të vjen më keq nga vetja jote?
I bllokoj njerëzit kur flasin me mua. Kjo gjë del të jetë shumë e vrazhdë por nuk mund të koncentrohem në dy gjëra në të njëjtën kohë.
Cilën gjë e urreni më shumë tek të tjerët?
Gënjeshtrën.
Përveç pronave, cila është gjëja me e shtrenjtë që ke blerë ndonjëherë?
Një orë dore Rolex për babin tim.
Cili është posedimi yt më i çmueshëm?
Qeni im, Cher.
Kush do të doje të luajë rolin në filmin për jetën tënde:
Julianne Moore. Ajo është e bukur.
Cila është fjala jote e preferuar?
“Major” (E madhe)
Cili libër të ka ndryshuar jetën?
A Million Little Pieces nga James Frey.
Cila është gjëja më e keqe që dikush të ka thënë ndonjëherë?
‘Nuk mund ta bësh’.
Cila është gjëja e ‘ndaluar’ që të kënaq më së shumti? 
Djathi.
A ke thënë ndonjëherë ‘të dua’ ndokujt por nuk e ke menduar me të vërtetë.
Po – nuk do ta mohoj këtë.
Kë do kishe ftuar në darëkn e ëndrrave tua.
Blondie, Tina Turnerm David Bowie dhe Michelle Obama.
Nëse do ktheheshe në kohë, ku do kishe shkuar?
Në Kosovë dhe do kisha ndalur luftën.
Kur ke qarë për herë të fundit dhe pse?
Kur jam nderuar si ambasadore e Kosovës nga presidentja në korrik.
Sa shpesh bën seks?
Aq shpesh sa mundem.
Kur është hera që ke qenë më afër vdekjes?
Vdekja është frika ime më e madhe. Unë kam pasur sulme paniku kur kam qenë e vogël dhe shpesh kam thënë ‘Mami, nuk dua të vdes.’ Kam shkuar në terapi për këtë dhe ende mundohem të shkoj çdo javë.
Cila është gjëja që do të përmirësonte kualitetin e jetës tënde?
Një kopsht i imi.
Cila këngë do të doje të luhet në funeralin tënd?
‘My Way’ nga Frank Sinatra.
Cili është mësimi më i rëndësishëm që të ka mësuar jeta?
Kurrë të mos dorëzohem. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button