KulturëMagazinaSport

INVESTOJNË 3 MILIONË EURO NË STADIUMIN E PRISHTINËS

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Prishtinës nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me rinovimin tërësor të Stadiumit të Qytetit të Prishtinës.
Stadiumi i Prishtinës do të gëzojë projektin prej 3 milion eurove për rinovimin e tij. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi, që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive për këtë stadium.
Ministri i MKRS-së, Kujtim Shala tha se ky projekt në vlerë prej 3 milion euro është i ndarë në dy faza, ku në fazën fillestarë parashihet të shpenzohen 1 milion e 700 mijë, ndërsa në fazën përfundimtare 1 milion e 300 mijë euro. Qeveria do të marrë përsipër 75 për qind të investimit, ndërsa Komuna e Prishtinës 25 për qind të investimeve. Projekti fillon në këtë vit dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2016.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, tha se ky është një moment shumë i rëndësishëm, meqë, sipas tij, bashkëpunimi mes Komunës së Prishtinës dhe MKRS-së po thellohet dhe po hap rrugë drejt investimeve të reja të përbashkëta të këtyre institucioneve.
Shala nuk harroi të theksojë edhe disa projekte madhore për të cilat do të bashkëpunojnë në të ardhmen, në mënyrë që të kenë një infrastrukture më të mirë sportive dhe kulturore.
“Sot është një ditë e rëndësishme meqë sot do të nënshkruajmë një memorandum bashkëpunimi që ka të bëjë me investimet kryesore të qeverisë në fushën e infrastrukturës sportive, do të nënshkruajmë memorandumin i cili do të hapë rrugë që ne bashkë me komunën e Prishtinës si bashkëinvestititor të investojmë në stadiumin e qytetit… Unë besoj që kjo është një praktikë e mirë dhe ne po konkretizojmë bashkëpunimin që kemi me komunën e Prishtinës që kemi zhvilluar këta muaj, do të punojmë së bashku dhe do të jemi bashkë si investitorë edhe në projektet tjera shumë të rëndësishme edhe në fushën e kulturës siç është teatri i operës dhe baletit si dhe salla universale. Po ashtu edhe në vitin e ardhshëm do të punojmë bashkë me komunën që të investojmë edhe në pishinën olim pike si dhe në projektet tjera”, tha Shala.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se do të punojnë që me këtë bashkëpunim që kanë me MKRS-në të kemi stadiumin më të mirë në kryeqytet, i cili do të jetë i 
“Edhe ne si komunë edhe qeveria kemi fol disa herë për nevojën, për investim në këtë stadium, jo vetëm për nevojat e kryeqytetit, por tashmë po dihet që edhe para pranimit të Kosovës në organizmat ndërkombëtarë të futbollit shtohet nevoja edhe më tepër që Kosova në kryeqytet ta ketë një stadium i cili i përmbush standardet ndërkombëtare për tu luajtur loja, deri më tani aty janë luajtur vetëm në Mitrovicë dhe tashmë në një bashkëpunim me MKRS po e konkretizojmë këtë marrëveshje që të investojmë në fazën e parë, në hidroizolimin e të gjitha ulëseve, drenazhimin e terrenit, e më pas të vazhdojmë në fazën e dytë… Dhe besojmë që këtë investim prej 3 milion euro ta përmbyllim dhe stadiumi i Prishtinës të jet i gatshëm edhe për gara ndërkombëtare, dhe të kemi stadiumin më të mirë në kryeqytetin tonë”, tha Ahmeti.
Kryetari i Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, tha se është i ekzagjeruar për këtë investim, i cili është shumë i rëndësishëm për futbollin kosovar, pasi që futbolli është në një fazë më afër në kalimin e tij në instancat ndërkombëtar.
Prandaj, sipas tij, ky është momenti më historik deri më tani për futbollin kosovar.
Mendoj që kjo është një datë historike për sportin e përkatësisht për futbollin e Kosovës. Që kur ekziston ky stadium nuk ës htë bërë asnjë herë një investim i tillë dhe duke e pasur parasysh edhe gjendjen aktuale të Federatës së Futbollit e cila është çdo ditë e më afër kalimit në instanca ndërkombëtare, mendoj që ky është një moment historik, me të vërtet ju them dhe trupi më rrëqethet që nuk ka ndodh qe 30 ose 40 vite një investim i tillë”, tha Vokrri.
Projekti i cili fillon këtë vit, parashihet të përfundojë brenda vitit 2016 dhe me të kryeqyteti do të ketë një stadium i cili do të jetë me standarde ndërkombëtare.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button