MagazinaTech / Shkencë
Ja se si bëjnë qef Arabët
Burrat në Arabinë Saudite fluturojnë në ajër duke i shkrepur pushkët në tokë, një mënyrë kjo për të festuar ngjarje të veçanta në jetën e tyre.
Truqet e çuditshme me vetura nuk është më sporti i preferuar i Arabëve. Në këtë seri fotografish nga fotoreporteri Mohamed Al Hwaity, burrat saudit gjatë një ekskursioni në qytetin Taif shkrepin armët shumë afër vetes, e gjithë kjo vetëm për të bërë qejf.
Përderisa hidhen dhe bien në tokë, tymi nga shkrepja e armës dhe drita e zjarrit krijojnë përshtypjen se ata janë duke fluturuar me atë armë.
Ky lloj ‘vallëzimi’ është duke zënë vendin e vallëzimit tradicional të shpatave, dhe praktikohet në dasma, festa të diplomimit etj.