LajmeMagazina

Ja si zbulon dogana kontrabandimin e barnave nga Serbia

Një shtetas kosovar ka tentuar që të kontrabandoj sot një sasi të konsiderueshme të barnave.
I dyshuari kishte ngarkuar të gjithë bagazhin me barna dhe nuk ka ndaluar për kontroll. Sipas shpjegimeve që jep Dogana e Kosovës, i dyshuari ka devijuar rrugën dhe ka vazhduar në drejtim të kundërt. Kjo, ka bërë që oficerët doganorë bashkë me policinë ta ndjekin.
“Pasi nuk ka zbatuar urdhrat, oficerët doganor kanë filluar ndjekjen ku edhe Policia e Kosovës ka ardhur në asistencë dhe është arritur të bëhet ndalja dhe kontrollimi i automjetit”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.
Pas kontrollit detal të veturës, Dogana thotë se në bagazh janë gjetur mallra të kontrabanduar, prodhime farmaceutike (barëra te llojeve te ndryshme).
Dogana thotë se ka konfiskuar mallin dhe lidhur me rastin në fjalë është iniciuar kundërvajtje doganore, po ashtu edhe vetura është ndaluar.
Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes li njës së sigurt në 0800 50 095.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button