Në intervistën për “Veçernji list” lideri i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Çedomir Jovanoviq ka thënë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe që kjo më kurrë nuk mund të mohohet.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për çështjen e njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe ka thënë se “Po të isha kryeministër i Serbisë do ta njihja Kosovën”, citon Telegraf sr. Jovanoviqin t’i ketë deklaruar “V.Listit”.
“Njohja, derisa ende e ka njëfarë peshe, duhet të pranohet si instrument për realizimin e pozitës sa më të mirë të bashkësisë së atjeshme serbe”, ka thënë Jovanoviqi.