Shëndetësi
Kafe, për zemër të shëndoshë
Një filxhan kafe është mënyra më e mirë që ndihmon që venat e gjakut të punojnë sa më mirë
Sipas një studimi në Japoni, ku ishin të përfshirë mbi 27 persona në moshë madhore të shëndetshëm, u tregua për herë të parë se pirja e një filxhani kafe përmirëson në mënyrë të ndjeshme qarkullimin e gjakut në venat e vogla.
Personat që ishin të përfshirë në këtë studim, pas konsumimit të një filxhan kafeje rezultuan me një shtim prej 30% në masën e fluksit të gjakut, në raport me ata që nuk kishin pirë kafe.
Ky studim dëshmon se kafeja mund të ndihmojë për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular.