LajmeMagazina

Kosova pret anëtarësim në UNESCO, por jo edhe në INTERPOL

Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencë e Kulturë – UNESCO mund të bëhet një realitet deri në fund të nëntorit të këtij viti.
Përderisa, ka fare pak gjasa të realizohet pretendimi për anëtarësim në INTERPOL.
Përfshirja apo anëtarësimi i Kosovës në mekanizma e organizata ndërkombëtare, po sfidohet në vazhdimësi nga Serbia, si edhe aleatët e saj, në rend të parë Rusia.
Megjithatë, kur është në pyetje anëtarësimi në UNESCO, pavarësisht se bëhet fjalë për një Organizatë të Kombeve të Bashkuara ku Kosova nuk është anëtare, pritjet e Prishtinës janë që gjithçka të përmbyllet gjatë vjeshtës së këtij viti, transmeton rel.
Ardian Arifaj, këshilltar politik i ministrit të Jashtëm Hashim Thaçi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në UNESCO është bërë me mbështetjen e fuqishme të vendeve mike, por edhe të shteteve tjera që e mbështesin këtë anëtarësim.
“Kosova nuk do të aplikonte për anëtarësim në UNESCO pa u siguruar se e ka mbështetjen e gjerë të të gjithë anëtarëve dhe pa u siguruar se e ka disponimin, gatishmërinë, vullnetin politik, por edhe votat në fund, që të pranohet gjatë vjeshtës si anëtare e UNESCO-s”, ka thënë Arifaj.
Sipas procedurave, anëtarësimi në UNESCO nuk mund të pengohet me anë të përdorimit të vetos, kështu që besohet se Serbia nuk do të ketë shumë mundësi të pengojë këtë anëtarësim.
Por, ajo që mund të bëjë Serbia, është lobimi në mënyrë që të pengojë Kosovën t’i merr votat e mjaftueshme për anëtarësim.
Ardian Arifaj, thotë tutje se janë dy momente me rëndësi në këtë proces. Njëra në tetor kur do të mblidhet Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s, ku shumica duhet të votojnë ‘pro” Kosovës, dhe momenti i dytë, gjatë muajit nëntor kur do të votohet në Konferencën e Përgjithshme që Kosova të bëhet anëtare e kësaj organizate.
“Në votimet për pranim në UNESCO askush nuk e ka të drejtën e vetos, siç është rasti me Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, prandaj nuk mundet asnjë votë ta pengoj anëtarësimin e një shteti në UNESCO. Është e rëndësishme këtu që e kemi edhe përkrahjen e fuqishme të vendeve që nuk e kanë njohur ende Kosovën”, ka theksuar Arifaj.
Përderisa anëtarësimi në UNESCO po pritet në Prishtinë të përmbyllet me suksesoi, gjasat për anëtarësim në INTERPOL duken më të vogla.
Ish-deputeti Burim Ramadani, njohës i çështjeve të sigurisë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht domosdoshmërisë që Kosova të jetë anëtare e këtij mekanizmi ndërkombëtar të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërpolicor, megjithatë nuk janë bërë përgatitjet e nevojshme për anëtarësim.
“Aspekti i parë i mos-përgatitjes ka qenë mungesa e koordinimit me partnerët ndërkombëtare, me vendet perëndimore, të cilat do ta kryenin lobimin kryesor për Kosovën sa i përket anëtarësimit në INTERPOL”.
“Kurse e meta e dytë ka qenë fakti se anëtarësimi në INTERPOL nuk ishte çështje e prioritetit të qeverisë, pasi që qeveria ka pasur dhe ka prioritete tjera për anëtarësim në organizata ndërkombëtare gjatë këtij viti dhe nuk e ka pasur INTEROPOL-in”, ka thënë Ramadani
Ndërsa nuk sheh ndonjë gjasë që Kosova të pranohet tash për tash në INTERPOL, Ramadani i sugjeron ministrit të Brendshëm dhe Qeverisë së Kosovës që para se të aplikojnë për anëtarësim, të nisin një lobim fillimisht për sigurimin e mbështetjes nga vendet mike.
“Aplikimi i për sivjet besoj se është i barabartë me zero, por e them aplikimi i ardhshëm duhet të jetë i koordinuar me muaj të tërë përpara, në mënyrë që shtetet mike perëndimore ta kryejnë pjesën më të madhe të lobimit dhe të njëjtën kohë edhe Qeveria e Kosovës ta ketë si prioritet anëtarësimin në INTERPOL”, ka deklaruar Ramadani.
Anëtarësimi i Kosovës në organizata, konferenca apo nisma rajonale e më gjerë, në vazhdimësi sfidohet nga Serbia.
Në procesin e bisedimeve që Prishtina dhe Beogradi zhvillojnë në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, një prej të arriturave që pretendohet është normalizimi i marrëdhënieve dhe nënshkrimi i një marrëveshjeje që i obligon të dyja shtetet që të mos e pengojnë anëtarësimin e njëra tjetrës në organizata ndërkombëtare.
Deri te nënshkrimi i kësaj marrëveshje, pritjet janë që Serbia të vazhdojë me lobimin publik kundër çdo nisme që Kosova merr për përfshirjen e saj në organizata, konferenca, nisma apo mekanizma ndërkombëta

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button