Skënderbeu do të jetë nikoqirë i Dinamos së Zagrebit në ndeshjes më të rëndësishme në histori të futbollit shqiptar.
Mediat kroate e kanë quajtur ndeshjen Skënderbeu – Dinamos, si parapërgatitje të shqiptarëve për ndeshjen Shqipëri – Serbi që luhet në tetor në stadiumin e njëjtë, ‘Elbasan Arena’.
“Shqiptarët po përgatisin befasi për Dinamon”, është titulli i të përditshmes kroate, ‘Sportske Novost’.
Sipas tyre shqiptarët kohëve të fundit po kanë problem me tifozët, dhe ndeshja që vlen për grupet e Ligës së Kampionëve, do të jetë një përgatitje e mirë për ta.Sipas kësaj gazete, 250 forca policore do të jenë të pranishme, dyfish më shumë se duhet të jenë për një stadium që zë 12 mijë shikues.
“Dinamo është informuar se tifozët e tyre mund të shpalosin banerët në stadium, kurse tifozët e tyre që nuk kanë marrë bileta nga klubi i Dinamos nuk do të lejohen të hyjnë në stadium”, shkruan ‘Sporske Novosti’.Kjo ndeshje pritet të sjellë një numër rekord tifozësh dhe përfitimesh sa i përket klubeve shqiptare në ndeshje të tilla.