E pabesueshme por e vërtetë. Për 150 qebapë 31 vjeçari nga Velesi do të vuajë dënim me burg prej tre vitesh. Kështu sot ka vendosur Gjykata në Veles duke e shpallur fajtor atë për vjedhje të rëndë, lajmëroi Telma, raporton Zhurnal.
I akuzuari, 31 vjeçari P.K., vitin e kaluar në maj ka hyrë në një kafeteri në Veles me çrast ka vjedhur 150 qebapë, disa kilogram pleskavica dhe pije alkoolike. Ai para gjykatës e pranoi veprën.
Avokatët thonë se nëse vlera e gjësendeve të vjedhura është më e vogël dhe autori ka shkuar në atë që ti përvetësojë ato, do të dënohet me të holla ose me burg deri më tri vjet, transmeton Zhurnal.