MagazinaSport

Mediat Spanjolle shkruajne per De Biasin…

Rezultatet e Shqipërisë në eliminatoret “Euro 2016” dhe mundësia e artë për të qenë për herë të parë finaliste e një kompeticioni të madh si Kampionati Evropian, kanë bërë që mediat e huaja të shkruajnë për Gianni de Biasin.

Gazetarë e analistë të ndryshëm këtë gjë e konsiderojnë një fenomen në futbollin e sotëm, të cilën e lidhin me trajnerin Gianni de Biasi. Spanjolli Javier Minguez ka shkruar për këtë, duke evidentuar se “De Biasi vazhdon të bëjë histori me Shqipërinë, pasi mundi në start Cristiano Ronaldon”.


Shkrimi në fjalë është botuar sot edhe në faqen zyrtare të trajnerit të kombëtares kuqezi në internet. Ja çfarë thuhet në të:


“Ish-trajneri i Levantes e ngjiti kombëtaren shqiptare në vendin e 22-të të renditjes mujore të FIFA-s, sipër Francës . Ish-trajneri i Levantes, Gianni De Biasi, po ndërmerr hapa drejt historisë si trajner i Shqipërisë. Kombëtarja e vogël nga Ballkani është në luftë dhe me shumë opsione për t’u kualifikuar në finalet e “Euro 2016,” por rast i fundit përkatës i ka vënë shqiptarët në vendin e 22-të të renditjes së FIFA-s. Kurse sa i perket Europes Shqiperia pozicionohet e 15-ta me 888 pike , kurse vendi i 1 mbahet nga  Belgjika me 1244 pike.


Një pozicion që, edhe pse i lartë për një ekip të vogël kombëtar, nuk mund të tërheqë vëmendjen në qoftë se nuk do të linte pas kombëtare të tjera të fuqishme, si ajo e Francës.


De Biasi mori përsipër drejtimin e “shqiponjave” në vitin 2011, kur mbanin pozicionin e 74-t në renditjen botërore të FIFA-s, ndërsa tashmë e ka ngjitur Shqipërinë deri në vendin e 22-të, plus që është përpara Francës (23), apo para kombëtareve të tjera historikisht të fuqishme si Meksika (26), Rusia (31) apo Suedia (37). Mundësitë e Shqipërisë për t’u kualifikuar për Kampionatin Evropian janë reale”

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button