Skuadra e Sevillës ka shprehur interesim për sulmuesin e Milanit, Jeremy Menez i cili nuk është në planet e trajnerit rossoner, Mihajlovic.
Francezi nuk është ftuar fare për “Tim Trophy” për shkak të problemeve me muskuj, lëndim që e kishte pësuar gjatë ndeshjeve para sezonale, raporton Calciomercatoweb.
Sipas këtyre raporteve thuhet se Sevilla ka vendosur kontaktet e para me klubin rossoner, për ish-lojtarin e PSG-së.
Të dyja palët mund të arrijnë shumë shpejt marrëveshje për shkak të marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet tyre. Milani e vlerëson sulmuesin francez me rreth 15 milionë euro.