LajmeMagazina

Mijëra emigrantë mësyjnë Preshevën (Video)

Mijëra emigrantë sirianë janë futur gjatë ditës së sotme në territorin e Serbisë, përmes fshatrave shqiptare ndërmjet Kumanovës dhe Preshevës.
Mijëra emigrantë sirianë janë futur gjatë ditës së sotme në territorin e Serbisë, përmes fshatrave shqiptare ndërmjet Kumanovës dhe Preshevës.
Në një video incizim të dërguar ekskluzivisht për “Zëri” nga banorë të Preshevës, shihet një fluks i madh refugjatëve që sapo kanë arritur në fshatin Miratoc të Preshevës, që gjendet në kufi me Maqedoninë.
“Ata po hyjnë ilegalisht këtu. Sot ishte një fluks shumë më i madh se ditëve tjera. Besohet se ky fluks është rezultat i bllokimit disa ditësh të emigrantëve në hyrje të Maqedonisë”, thotë një banor i Preshevës.
Ky banor thotë se për dy orë rresht kolona e refugjatëve nëpër fshatin Miratoc të Preshevës nuk është ndërprerë për asnjë minutë. Mes emigrantëve shihen edhe shumë fëmijë. Banorët, po iu ndihmojnë atyre, duke iu ofruar ujë dhe ushqime.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button