Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimin e Teknologjisë së Serbisë ka publikuar listën e vendeve të lira të punës për personelin mësimor dhe jo mësimorë nëpër shkollat fillore dhe të mesme të Serbisë.
Sipas këtij informacioni të publikuar në webfaqen e kësaj ministrie në komunë të Preshevës për shkollat e mesme janë të hapur përveç tjerash edhe 4 vende të punës për pozitat bibliotekist dhe ndihmës drejtori.
Ndërsa në komunën e Bujanocit janë hapur 7 vende të lira në shkollën fillore në qytetin e Bujanocit, fshatin Bilaç dhe Muhoc.
Gjithashtu në bazë të kësaj liste nëpër shkollat fillore janë të lira 39 vende të lira të punës në komunën e Preshevës.
Për më tepër klikoni linkun: http://skole.mpn.gov.rs/slobodnamesta/