Një nga moderatorët më të njohur televiziv, prezantuesi 59-vjeçar i ZDF, Claus Kleber, ndërsa jepte lajmet, nuk i mbante dot lotët.
Moderatori i “heute journal” po rrëfente historinë e një shoferi autobusi, të quajtur Sven Latteyer.
Ai i përshëndeti 15 emigrantët në autobusin e tij me mikrofon, duke u folur në anglisht: “Kam një lajm të rëndësishëm për ju njerëz nga mbarë bota në këtë autobus. Mirë se erdhët në Gjermani, mirë se erdhët në vendin tim. Ia kalofshi mirë”.