MagazinaSport

Moratti: Shitja e Kovacicit “as as “

Presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka përshëndetur transferimin e mesfushorit Mateo Kovacic te Real Madridi.
 Interi u përball me një furi akuzash nga tifozët e klubit, pas shitjes për 35 milionë euro të Mateo Kovacic te Real Madridi.
Por, sipas Morattit shitja e lojtarit ka qenë një hap shumë i mirë.
“Unë nuk kam të bëj më asgjë me financat e Interit dhe mos e shikoni Fair Playn Financiar – mua më duket shumë marrëveshje e mirë ,besoj se ishte një lëvizje e mençur. Tek e fundit, lojtari është dashur të tregojë më shumë. Ai ishte transferi im i fundit i madh dhe ne paguam 14 milionë euro për të. Nuk jam as i pikëlluar as i gëzuar për largimin e tij, por e përsëris, mendoj se ishte një lëvizje e mirë”, potencoi Moratti. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button