Pamjet nga kjo video do t’iu duken të pabesueshme, megjithatë kjo është një ngjarje e vërtetë e cila ndodhi në Michigan.
Momenti i tmerrshëm ndodhi kur një grup valltaresh ishin duke bërë paradën e tyre, në qytet, ndërkaq papritur vjen edhe një motoçiklist me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë për ta goditur njërën nga valltaret e për ta lënë pa ndjenja.
Ndërkaq kjo video u bë publike gjatë dëgjimit të seancës paraprake për 42 vjeçarin Lavanis Gray, i cili u ngarkua me akuzën e ngasjes së pakujdesshme e duke shkaktuar dëmtim të rënd në trupin e të dëmtuarës tashmë Sikenya Thompson.