Ministri i mbrojtjes së Serbisë Bratislav Gashiq gjatë qëndrimit në Preshevë ka thënë se në fshatin Miratoc, jo larg Preshevës, ku migrantët kalojnë kufirin maqedono serb, në këtë fshat me ndihmën e qendrës humanitare ruse dhe serbe do të ndërtohet një kamp për pranimin e tyre.
Shikoni se si Serbia, organet shtetërore, qeveria si sillen ndaj këtyre njerëzve dhe është dashur që për shkak krizës në kufirin Greko – Maqedon këtu të ndërtojmë edhe një kamp dhe të gjithë ata njerëz që kanë kaluar në Maqedoni së pari të kujdesemi për ta këtu, edhe pastaj të kalojnë në qendrën e pranimit në Preshevë” ka thënë Gashiq. Ai ka vlersuar se ekziston organizim i mirë i të gjitha organeve shtetërore.
Në Miratoc së bashku ndihmojnë Shtëpia e shëndetit në Preshevë dhe Kryqi i kuq, policia dhe xhandarmeria, ushtria dhe të tjerë dhe të gjithë në një detyrë që këtyre njerëzve ti ndihmohet në mënyrë humane gjegjësisht të marrin ushqim dhe ndihmë mjeksore dhe nga këtu të vazhdojnë rrugën e tyre, ka thënë ministri. Ai ka thënë se në Miratoc do të sigurohen ekipe mjeksore shtesë dhe rrymë që të mos jetë errësirë. Gashiq ka thënë se momentalisht në Preshevë janë rreth 5000 emigrant, pritet një valë e ngjajshme edhe në ditët në vijim me intenzitet të njejtë. Policia po punon edhe me ndërrimin e tretë, po jipen vërtetime 24 orë.