LajmeMagazina

Në shtator, targa provuese për automjetet e Serbisë

Kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se muajin e ardhshëm (në shtator) do të kërkojnë që pala serbe t’i largojë nga aplikimi tabelat “Proba” për qytetarët e Kosovës, në të kundërtën, sipas saj, edhe Kosova do të aplikojë tabela të njëjta për qytetarët e Serbisë.
Këto komente Tahiri i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se çështja e përdorimit të këtyre nuk është në kuadër të Marrëveshjes së arritur në Bruksel për Policat e Sigurimeve, por është në kuadër të Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë.
Sipas saj, me zbatimin e Marrëveshjes për Policat e Sigurimeve kosovarët gjatë kalimit në Serbi nuk do të kenë më nevojë të paguajnë sigurim 105 euro për një muaj apo 600 euro për një vit, siç ka qenë deri më tani. Madje, ka thënë se kosovarët do të mundë t’i shfrytëzojnë policat e njëjta që paguhen për Maqedoni dhe e cila kushton rreth 40 euro për një vit.
Sipas Tahirit, “fillimi i zbatimit të Marrëveshjes për Njohjen Reciproke të Policave të Sigurimeve, përkatësisht sigurimit të automjeteve në mes të dyja shteteve është një përparim në lëvizjen e lirë për qytetarët e të dyja shteteve”.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button