Sot u mbajtë mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të komunës së Tetovës me këtë rend dite :
1.Informacion mbi gjendjen e krijuar nga vërshimet në komunën e Tetovës.
2. Propozim-Vendim për parashtrimin e kërkesës deri te Qeveria e RM për shpalljen gjendjes së krizës në teritorin e komunës se Tetovës të shkaktuara nga vershimet me datë 03.08.2015.
3.Propozim-vendim për shpalljen – ditë zie me dt. 05. dhe 06..08.2015 në komunën e Tetovës me rastin e humbjes tragjike të personave në vërshimet me dt.03.08.2015.
4.Propozim-vendim për ndarje të ndihmës financiare për viktimat nga vërshimet në territorin e komunës së Tetovës.
Ku me votim unanim u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.