Lajme

Nesër në tërë Sërbinë fillon viti i ri shkollorë 2015/2016, cilët tekste do ti përdorin nxënësit shqiptarë?

Nëpër të gjitha shkollat në Serbi nesër fillon viti i ri shkollorë 2015-2016, me këtë rast shkollat në komunën tonë i kanë kryer të gjitha përgaditjet. Sot në pikën kufitare te Dheu i Bardhë është dashur që të arrijn librat e botuara nga Kosova, por për këtë çështje ende nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe ardhja e librave do të bëhet brenda dy tre ditëve, kanë konfirmuar përmes linjës telefonike përfaqsuesit e Këshillit Kombëtarë Shqipëtarë.
Për deri sa nuk zgjidhet çështja e furnizimit me tekste mësimore nga shtëpit botuese të Kosova ende nuk mund të thuhet saktësisht se me çfarë libra do të punohet në shkollat e Luginës. E vetmja zgjidhje mbetet që prindërit të presin e mos të blejn tekstet pa u marrë ndonjë vednim konkret, apo pa konsultim me mësimdhënësit. Për momentin librat e vitit të kaluar do të përdorën edhe këtë vit thonë përfaqsuesit e departamentit për arsim pranë komunës së Bujanocit. Çmimet e tekteve shkollore do të mbesin në nivel të njejta si në vitin e kaluar, pronarët e librarive në vend pohuan se tekstet do ta kenë çmimin e njejt si vitin e kaluar. Çmimi mesatar i teksteve shkollore për klasët e ulëta do të jetë rreth 690 dinarë, ndërsa për klasët e larta rreth 720 dinarë. Pronari i libraris ABC në Bujanoc Enver Rexhepi, tha se gjatë vikendit librarija e tij është e furnizuar me të gjitha librat e nevojshme të cilat janë marrë nga Gleti dhe Enti i librave në Beograd. Në Librarin Leta në rrug të Kosovës, librat për këtë vit shkollorë pritet të arrij mbranda javës. Çmimi i një kompleti librash për ciklin e ulët do të jetë diku rreth 8 mijë e 650 dinarë, ndërsa për cilkin e lartë 13 mijë e 980 dinarë./BujanociNet/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button