Shkup, 10 gusht – Çmimet me pakicë të derivateve të naftës nga sonte në mesnatë do të shiten me çmime më të lira. Me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetikë, (KRRE), një litër Eurosuper BS-95 do të shitet për 67 denar, Eurosuper-BS 98 do të shitet për 69 denarë derisa Eurodizeli do të shitet për 51 denarë.