Për shekuj me radhë mbahen garat e kuajve në Siena, në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga 17 lagjet e qytetit dhe kjo konsiderohet si ngjarja më e rëndësishme në këtë qytet italian.
Çdo lagje dëshiron të fitojë dhe ka tensione mes tyre jo vetëm atë ditë, por gjatë gjithë vitit.
Për qytetarët e Sienas lagjia e tyre është shenjtëria dhe dashuria. Por, kjo duket që ngrihet edhe mbi dashurinë e kishës dhe shtetit.
Këtë vit ajo dashuri ka arritur kulmin! Ka ndodhur një rrahje masive mes dy lagjeve ndërluftuese, dhe për ta qetësuar sitautatën u desh të ndërhyjë policia, e cila e bëri tampon zonë mes pjesëmarrësve të garës.