Njoftohen të gjithë kandidatët nga trojet, kandidatët që aplikojnë për transferim studimesh dhe program të dytë studimi, si dhe kandidatët e kategorive të veçanta, që dëshirojnë të aplikojnë në programe studimi që parashikojnë konkurs pranimi, se duhet të aplikojnë pranë universiteteve përkatëse për konkursin e pranimit si dhe të gjithë kandidatët e tjerë, konform udhëzimit përkatës të konkurseve, i cili është publikuar dhe në faqen web të MAS në lidhjen e mëposhtme:
Këta kandidatë aplikojnë më pas për programin përkatës të studimit me dokumentacionin përkatës konform udhëzimeve specifike për cdo kategori, që do të publikohen në vijim në faqen web të MAS.
Sjellim në vëmendje se aplikimi për konkurset e pranimit bëhet pranë universitetit përkatës brenda datës 18.08.2015.
Urdhër Nr. 294, datë 17.08.2015 “Për shpërndarjen e kuotave të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, për kandidatët nga Republika e Kosovës, si dhe kandidatët shqiptarë nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016”