Kryetari i këshillit Nacional Jonuz Musliu ka deklaruar se studentët nga Bujanoci, Presheva dhe Medvegja në të ardhmen do të kenë kuota të dyfishuara për regjistrim në fakultetin e mjeksisë në tiranë, ndërsa në fakultetet tjera nuk do të ketë kuotizim gjegjësisht mund të regjistrohet kushdo që kalon provimin pranues.
Musliu ka deklaruar se rritja e numrit të studentëve që do të regjistrohen në fakultetin e mjeksisë dhe numri pa kuotë në fakultetet tjera është njoftuar pas takimit me dekanin e fakultetit të mjeksisë në Tiranë Petrit Bare i cili ka qëndruar në Bujanoc. Deri tani sipas kuotës për regjitrim në fakultetin e mjeksisë në Tiranë kanë mund të regjistrohen katër student nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ndërsa tani pas dyfshimit do të mund të regjistrohen nga tetë student. “Dekani na ka ofruar që sa më shumë student të regjistrohen në Universitetin e Tiranës, si dhe tekstet e mjeksisë pa pagesë. Kemi biseduar edhe rreth pacientëve nga Lugina e Preshevës që kanë probleme kardiologjike që të shërohen në Tiranë pa pagesë” ka thënë Musliu.