MagazinaSport

Pedro shkëlqen, Chelsea fiton me vështirësi

Chelsea ka arritur një fitore tejet të rëndësishme si mysafir i WBA, duke e mposhtur 2:3 dhe kësisoji arriti fitoren e parë këtë sezon. 
Ndeshja filloi keq për Chelsean, pasi në minutën e 14 Morrison humbi penalltinë, para se Pedro Rodriguez të shënonte për Chelsean. 
Në minutën e 30 pas një asisti të Pedros, Diego Costa shënoi për 0-2, kurse Morrison ngushtoi diferencën në 1-2. 
Pak pa përfunduar pjesa e parë, Azpilicueta çoi shifrat në 1:3. Pjesa e dytë filloi me tension tek Blutë, pasi John Terry u ndëshkua me të kuq dhe pak minuta WBA ngushtoi diferencën 2:3. 
Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar. Chelsea tani arrin kuotën e 4 pikëve, kurse WBA ka vetëm një sosh.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button