Trajneri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini beson se transferimi më i shtrenjtë i këtij sezoni nga klubi i tij, Raheem Sterling, do ta tregojë veten e tij në derbin kundër Chelseat.
Manchester City ka paguar plot 68 milionë euro për shërbimet e anësorit anglez, i cili u transferua nga skuadra e Liverpoolit, transmeton Koha.net.
“Sterling do të jetë një lojtar shumë i rrezikshëm Ndoshta jemi kritikuar për shumën që kemi paguar, por jam i sigurt se ai do ta vërtetojë gjatë këtij viti, veçanërisht kundër ekipeve të mëdha, përse vlen aq shumë”, ka thënë Pellegrini, raporton Dailyexpress.
City në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Chelseat ka arritur që të arkëtojë vetëm gjashtë pikë, kurse edhe në këtë sezon do të jenë pretendentët kryesor për titull të Premier Ligës. /koha.net/