LajmeMagazina

Përcillet për në banesën e fundit Sh.Shaqiri nga Miratoci (Foto)

Qytetarë të shumtë të premten i dhanë përshëndetjen e fundit, Shezai Shaqirit, 49 vjeçarit nga Miratoca, i cili dje ndërroi jetën si pasojë e një ataku kardiak. 
Shezai Shaqiri i cili vdiq pa pritur, u varros në varrezat e fshatit Miratoc të komunës së Preshevës, derisa trupi i tij për në banesën e fundit u përcjollë nga qindra qytetarë të kësaj komune, përcjell Kjo është Presheva Jonë!
Ky rast ka prekur rëndë familjen, miqtë, dashamirët si dhe qytetarët e Luginës të cilët e njohën për së afërmi Shezai Shaqirin me tiparet e tij shembullore dhe me veprat dhe aktivizmin e tij deri sa ishte kryetar i bashkësisë lokale të fshatit Miratocë.
Kjo është Presheva Jonë u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve e shoqërisë.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button