MagazinaSport

Pëson Milani, fiton Interi

Investimet duket se nuk kanë kryer shumë punë te skuadrat e Milanit që e ka nisur me humbje sezonin e ri në Serie A.
Fiorentina shënoi fitore prej 2-0 kundër Rossonerëve në Stadio Artemio Franchi.
Rodrigo Ely mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 36-të duke i mundësuar kundërshtarit një goditje të lirë në një zonë të rrezikshme.
Nga ky rast, Marcos Alonso ishte fantastik nga gjuajtja e lirë (38’).
Një tjetër gabim i mysafirëve ndodhi në pjesën e dytë kur Romagnoli ndërhyri në zonë. Josip Ilicic u tregua i saktë nga pika e bardhë (56’).
Interi, nga ana tjetër, regjistroi fitore kundër Atalantas, skuadër e cila nga minuta e 71-të luajti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Carlos Carmonas me kartonin e dytë të verdhë.
Goli i triumfit erdhi në minutat shtesë (90’+4), ndërsa realizues ishte transferi i ri, Stevan Jovetic.

Derisa Napoli ka humbur nga Sassuolo me rezultat 2-1. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button