LajmeMagazina

Plaku nga Tërnoci më mirë me duhan se sa me ja shtri dorën dikujt

Thatësirat që kanë mbretëruar gjatë kësaj vere sipas kultivuesve të duhanit do të ndikojnë në uljen e rendimenteve të kësaj bime industriale. Ata thonë se pos thatësirave edhe breshëri që ra para dy ditëve ka ndikuar dukshëm në uljen e rendimenteve. 
Kultivuesi i duhanit Nuredin Haziri nga Tërnoci thotë se, me këtë kulturë merret 65 vjetë me rradhë por vështirësit janë parqitur këtyre viteve të fundit pasi që pos komunës që jep për 10 Ari nga 4 mijë dinarë tjetër ndihm nuk ka, e tash edhe thatësira e ka bërë të vetën dhe ky vit nuk do ti sjell të mira materjale, të cilat pothuajse janë egzistenca e vetme e kësaj familje. Më herët kishte të mbjellur nga 170 Ari duhan, në tre vjetët e fundit i ka vetëm nga 110 Ari ku nga këto duhet ti prodhojë vetëm 1.450 kg duhan, nëse ka më tepër industria e duhanit nuk ia pranon, kështu që duhanit tjetër mbetën të varur në tavanin e shtëpis tha Haziri. Për mos pagesën e mirë të duhanit i gjith faji i bije kompanis së duhanit “Fillip Morris”. Haziri thot se, edhe përkundër këtyre vështirësive do të vazhdoj edhe në të ardhmën të merret me mbjelljen e kësaj kulture bujqësore pasi që punë tjetër nuk ka, dhe me kultivimin e kësaj bime nuk do t’ia zgjatë dorën askuj për kafshatën e gojës. Edhe kultivuesit tjerë të kësaj bime industrial thonë se, nuk ka shum levërdi të punohet por kur nuk ka rrugëdalje tjetër duhet ta bëjnë me do e mos.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button