LajmeMagazina

Pritje të gjata në vendkalimin Muçibabë-Depcë

Në vendkalimin administrativ në fshatin Muçibabë-Depcë që shpien për të hyrë në Kosovë nga Presheva, ditëve të fundit po shtohen kolonat e pritjes.
Sipas udhëtarëve këto kolona të gjata po shtohen nga kontrollat e ngadalshme të autoriteteve policore nga e të dyja anët, shkruan Titulli.com.
“Pritjet ishin monotone deri në tri orë dhe me ç’rast shtoheshin lodhjet dhe pakënaqësi tek shumica e udhëtarëve vlerësoi Saiti një nga udhëtarët që ishte nisur për Gjilan.
Sipas tij këto pritje nuk i kanë përjetuar në asnjë kufi të vendeve perëndimore dhe se kjo nuk është në rregull.
Pakënaqësi dhe doza nervozizmi shiheshin edhe në fytyrat e shumë njerëzve që prisnin për ta kaluar pikëkalimin administrativ nga Kosova  për të hyrë në territorin e Luginës së Preshevës.
Poashtu afër kufirit vërehen edhe papastërti dhe mbeturina të cilat kundërmonin aromë të pakëndshme .
Pikëkalimi administrativ Muçibabë-Depcë gjendet më se 20 km nga Gjilani dhe 15 km nga Presheva dhe është i autorizuar vetëm për qarkullim të udhëtarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button