MagazinaSport

Reali luan pa gola

Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Sporting Gijonit.
Në gjysmën e parë të takimit të zhvilluar në Estadio Municipal El Molinon, skuadrat thuajse ishin të barabarta.
Antonio Sanabria pati rastin më të mirë për të shënuar për vendasit, derisa mysafirët kërkuan një penalti që nuk u akordua nga arbitri.
As në pjesën e dytë, të zgjedhurit e Rafa Benitez nuk u treguan të efektshëm, ashtu që u desh të kënaqeshin me një pikë.
Në pjesën e dytë të kësaj sfide debutoi transferi i ri i Los Blancos, Mateo Kovacic, i cili zuri vendin e Iscos në minutën e 71-të. Ndërkaq, në formacion startues ishte Danilo. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button