Rexhep Zylfiu pos që është poet, ai është edhe top model, me këtë ai e promovon veten edhe Luginë të Preshevës në shumë evenimente të modës. Pos kësaj ai ka nxjerr edhe koleksione të reja sipas stinëve.
Sipas Rexhep Zylfiut ideja për t’u marrë me modelim ishte pak më e hershme.
“Unë gjithmonë dëshiroja të merrem me modë. Nga kjo dëshirë fillova të merrem si fotomodel në moshën 17 vjeçare. Atëherë e fillova këtë rrugëtim. Kisha pjesëmarrje të shumta, çmime, fotosesione dhe gjithçka tjetër që kishte të bënte me modën, tani më këto më janë bërë pjesë e jetës sime”, ka thënë modeli preshevar për portalin Titulli.com.
Në pyetjen e gazetarit se çka është për të, të jetë një top model, ai shprehet: “Një top model është një mashkull i bukur, i gjatë dhe sharmant. Një mashkull që dëshiron modën dhe që është i gatshëm për këtë aventurë.
Pos kësaj ai është edhe poet, andaj nuk mund ta përzgjedhë se cilën e donë më shumë, modën apo poezinë.
“Kam të botuar tre libra, më pëlqen shumë të shkruaj, të ndaj momente të mira. Tani jam shumë i zënë, nuk kam hapësirë t’i ndjek shumë dëshirat, andaj edhe është e vështirë t’i përzgjedhi”, thotë Rexhep Zylfiu.
Rexha, siç e thërrasin shokët ka edhe koleksione të reja. “Po, së fundmi rrugëtimi im ishte brendi. Prapëseprapë me modën, po kësaj herë me një eksperiencë te re. Vendosa të krijoj një linjë të veshjeve për meshkuj në llogon time. Koleksioni përmban veshje unike të ndryshme për meshkuj, jemi në hapa të mirë të suksesit”.
Në të ardhmen i riu Rexhep Zylfiu nga Presheva, ka planet e veta. “Planet janë të shumta dhe të ndryshme. Nuk e parashoh shumë të ardhmen ngase gjithmonë më befasojnë ndodhitë e jetës. Por një gjë është e sigurt se gjithmonë do të punoj shumë e më shumë”.
Rexhep Zylfiu lindi më 02 janë të 1993 në Preshevë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlidnje. Ka studiuar në Fakultetin AAB në Prishtinë. Ai pos që merret me modë ka shkruar edhe tre përmbledhje me poezi: “Dhuratë në vargje”, 2006; “Ku më iku ëndrra”, 2010; “Stacioni i vetmisë”2011.
Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë, dhe anëtar i “Atunis Lugina” me seli në Preshevë. /Titulli.com/