LajmeMagazina

Rruga e mbarë, mërgimtarë!

Thuajse të gjithë bashkëkombësit u urojnë mërgimtarëve tanë rrugë të mbarë.
Dëshirojnë që ata ta kalojnë rrugën mirë dhe u falënderohen shumë për të gjitha.
Sepse, siç thonë ata, sikur të mos ishin mërgimtarët, kush e di se çfarë do të bëhej këndej.
Papunësi e madhe, varfëri e skamje. Zoti i ruajtë, se kur po vijnë po na i çelin sytë, po na japin jetë dhe ne, edhe po të mos punojmë fare deri në dhjetor, e kemi arritur normën, sepse mërgimtarët nuk kursehen që të harxhojnë. Ata punojnë, i ruajnë paratë, e kur vijnë në Atdhe ndihmojnë, investojnë dhe harxhojnë pa karar.
Kjo eshte Presheva Jone gjithë diasporës shqiptare e cila në këto dita po e merr rrugën e kthimit për të vajtur në vendet e perëndimit u themi lamtumirë dhe mirë u pafshim në vitin e ardhshëm në vendin ku u lindëm të gjithë! 
Zoti i Madhëruar ju Ruajtë dhe ua Lehtësoftë udhëtimin!
Në këto momente dhimbja është sikur shkulë një copë mishi nga trupi. Amanet e keni vendin dhe njerëzit e tuaj kurr mos t’i harroni.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button