KulturëLajmeMagazinaReligjioni

Shamia e shqiptares shkakton debate në Zvicër

Pasi shqiptarja nga Maqedonia, Lejla (14), gjatë mësimit kishte mbajtur një shami në kokë, nga drejtoria e shkollës u dërgua në shtëpi. Kjo ka ngjallur reagime të shumtë në Zvicër.

Të hënën e kaluar, Lejla ishte ulur për herë të parë me shami në kokë në klasën 9c. Dy orët e para kishin kaluar si është më së miri, ndërsa pas pauzës, drejtori i shkollës e kishte pritur Lejlën. Ai i kishte thënë se mbajtja e shamisë është në kundërshtim me rregullat e shkollës, të cilat ndalojnë çdo lloj mbulese të kokës, shkruan „SonntagsZeitung“, transmeton „Shtegu.com“.
Lejla rrëfen: “drejtori më detyroi që ta braktis shkollën. Ajo i mblodhi gjësendet e saj dhe u përshëndet me shoqet e shokët e klasës. Në mbrëmje drejtori i shkollës e thirri babain e Lejlës dhe përsëriti që vajza e tij nuk guxon të merr pjesë me shami në orë të mësimit, duke mos argumentuar këtë ndalesë me shkrim. Për këtë arsye, zvicerani me origjinë shqiptare nga Maqedonia ditën e neserme e dërgoi vajzën e tij përsëri në shkollë, sepse ky ishte obligimi i tij: “Ishte vendimi i saj për mbajtjen e shamisë dhe unë e përkrahi“, ka deklaruar për gazetën “SonntagsZeitung“.
Kështu pra, të martën Lejla u detyrua përsëri të kthehet në shtëpi nga mësuesi i saj dhe nuk mori pjesë në mësim gjatë tërë javës.
Sipas informatavetë deritanishme, prindërit e saj ende nuk kanë pranuar ndonjë dokument me shkrim lidhur me ndalesën. Një gjë e tillë nuk do të jetë e lehtë të arsyetohet pasi në rregulloren e drejtorisë për edukimi shkruan: Kantoni i Bernës nuk bën rregulla në lidhje me veshmbathjet në shkollë.
Do të thotë që nxënësit dhe nxënëset e kanë të lejuar mbajten e kapelës së hebrenjve, shaminë, kryqin ose frizura të rregulluara në baza fetare. Kjo rregullore vlen për të gjitha shkollat në Kantonin e Bernit.
Drejtori i shkollës për “SonntagsZeitung“ ka konfirmuar se edhe për të hënën Lejlës nuk do t`i lejohet vijimi i mësimit. Sipas atij, ajo mund të shkojë në shkollë të martën nëse babai i saj përmes një dokumenti me shkrim vërteton se mbajtja e shamisë është dëshira e tij. Këtë gjë ai nuk do ta bën, pasi është vetë dëshira e vajzës së tij.
Lejla u rrit ne nje familje muslimane. Ne ramazan aty agjerohet dhe nena dhe motra e saj mbajne shamine. Faktin qe edhe ajo tash don te mbane shami nuk e diskutoj me familjen e saj.
Lejla është rritur nënjë familje besimtare. Gjatë muajit Ramazan, ajo së bashku me motrën dhe t`ëmën agjëron, duke mbajtur në të njëjtën kohë edhe shami. Familja në fjalë ka marrëdhënie të ngushta me Këshillin qendror islamik të Zvicrës (IZRS):
“Vajza me çdo kusht dëshiron të vijojë mësimet, në ndërkohë, ajo i ka humbur katër kilogramë nga shëndeti“, deklaron Ferah Ulucay, sekretare e përgjithshme e IZRS-së, përmes “20 Minuten“. “Jemi të shokuar që është shkelur një e drejtë themelore dhe po injorohet e drejta për të vijuar shkollimin“.
Për të hënën është paraparë një mbledhje urgjente e këshillit të qytetit Thun, për të diskutuar lidhur me të drejtën e mbajtjes së shamisë nëpër shkollat zvicerane. 

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button