Xherdan Shaqiri ndjehet i lumtur me debutimin e tij te skuadra e Stoke Cityt.
Mesfushori me pasaportë zvicërane debutoi me klubin e tij të ri në barazimin 1-1 si mysafirë i Norwich. Shaqiri kompletoi 33 nga gjithësej 34 pasimet e tij me një saktësi prej 97% dhe asistoi te goli i vetëm i realizuar nga Stoke.
”Ishte ndeshja ime e parë pas një kohe të gjatë, por jam gati dhe po ndjehem mirë ,isha pak i lodhur kah fundi i ndeshjes, por mendoj se ne do të përmirësohemi në vazhdim të sezonit. Jam i kënaqur, besoj se ishte ndeshje shumë e mirë .Keq që nuk fituam, por morëm një pikë mjaft të rëndësishme dhe nuk u mposhtëm. Mbështetja nga tifozët ka qenë mahnitëse sidomos kur ata thërrisnin emrin tim. Që nga dita e parë të gjithë më kanë mbështetur dhe jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi”, tha Shaqiri.