LajmeMagazina

Shqiptari nga Lugina kapet me 52 kilogram kokainë në kufirin Kanadë – Amerikë

Doganierët kanadez kanë kapur 52 kilogram drogë të llojit kokainë në vendin e quajtur “Ura e ambasadorit”, shkruan CTV News nga Windsdor, transmeton presheva.com.
Doganieri ka dërguar në kontrollim të detajuar një kamion komercial me rimorkio i cili po drejtohej nga një mashkull 26 vjeçar.
Gjatë kontrollimit të kamionit, doganierët zbuluan 52 paketime të dyshuara për drogë të vendosura në tre çanta të cilat ishin vendosur në hapsirat e kampionit.
Doganierët pasi gjetën drogën e dyshuar kanë arrestuar personin i cili po drejtonte kamionin.
Lavdrim Mehmeti është i dyshuari i cili po transportonte sasinë e madhe të drogës.
Siç ka mësuar presheva.com, Lavdrimi është me prejardhje nga Tërrnoci i madh, komuna e Bujanocit.
Mehmeti është aktualisht në paraburgim dhe është planifikuar që të dalë në gjykatën e Otarios në Windsor me 4 gusht.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button